Site icon Telegrafi

Xhirimi i bebes e cila vetë del nga barku i nënës gjatë prerjes “së butë” cezariane DO T’JU LËRË PA FJALË

Bebja pa ndihmën e askujt vetë ka nxjerrë kokën nga stomaku gjatë lindjes.

Doktori nga Venezuela me tërë botën ka ndarë foton e kokës së bebes e cila pa kurrfarë ndihme del nga stomaku i nënës gjatë prerjes cezariane, transmeton Telegrafi.

Fjala është për prerjen “e butë” apo “natyrale” të prerjes cezariane, ndërkaq në xhirim shihet se si bebja ngadalë nxjerr kokën nga stomaku i nënës në të cilin është bërë prerje e vogël.

Për dallim nga prerja standarde cezariane, bebet e lindura në këtë mënyrë mjekët theksojnë që e gjejnë rrugën vetë nga stomaku me ndihmën e prerjes së vogël në të.

Ekspertët thonë që ky tip i prerjes cezariane mund të ulë rrezikun e problemeve respiratorëve të cilat shfaqen te bebet gjatë prerjes standarde cezariane dhe insistojnë që nënat më shumë janë të përfshira në lindje. /Telegrafi/

Exit mobile version