Telegrafi

Xhirime nga fansat në klipin e BimBimmës (Video)

Reperi nga Prishtina, BimBimma, përmes një video ka bërë të ditur se së shpejti do ta sjellë këngën e re me videoklip, e cila i dedikohet popullit shqiptar.

“Shqipet Nalt” është projekti i tij i ri, transmeton Koha.net. Por, për këtë videoklip ai ka kërkuar edhe ndihmën e fansave.

Xhirimet për videoklipin e ri BimBimma ka thënë se fillojnë në javën e ardhshme, kurse ka kërkuar nga fansat të bëjnë një video 5 sekonda, dhe videot më të mira do të jenë pjesë e videoklipit.

Versionin tuaj mund ta dërgoni në: info@itsbimz.com.