Site icon Telegrafi

‘Xhihani’ preket prej gripit të derrave

Gripi duhet të merret me seriozitet të madh dhe mos të neglizhohet.

Në këtë përfundim ka ardhur edhe aktori Erkan Petekkaya, i cili ka menduar se ishte prekur prej një gripi sezonal dhe se mund ta përballoj lehtësisht.

Por, del të jetë krejtësisht një sëmundje edhe me rëndë, përkatësisht aktori më mirë i njohur në Kosovë si ‘Xhihani’ është prekur prej Gripit të Derrave, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku ka thënë për mediat turke vetë aktori, i cili është duke punuar në projekte të reja kinematografike.

Lexo po ashtu ‘Gylseren’ akuzon ‘Xhihanin’ për dhunë psikologjike, rrezikon tre vite burg

“Nuk e mora seriozisht dhe më kapi Gripi i derrave”, tha Petenkaya, që u bë i famshëm në saje të serialit ‘Fatet e Kyqëzuara’.

Madje, aktori ishte shtruar javë më parë në spital duke menduar se ishte ftohur si pasojë e xhirimeve filmike.

Theksojmë se 46-vjeçari është duke e marrë veten dhe brenda javës tjetër pritet të vazhdoj punën filmike. /Telegrafi/

Exit mobile version