Telegrafi

‘Xhihani’ dërgohet me urgjencë në spital

Aktori turk, Erkan Petekkaya, i njohur për publikun si Xhihani i serialit “Paramparça” (“Fate të kryqëzuara”), kohëve të fundit është raportuar se nuk është në gjendje edhe aq të mirë shëndetësore.

Mediat turke raportojnë se gjatë paradites së sotme (e martë), gjersa po kryheshin xhirimet e serialit gjendja e aktorit është përkeqësuar, kështu ai është dërguar menjëherë në spital.

Lexo po ashtu ‘Gylseren’ akuzon ‘Xhihanin’ për dhunë psikologjike, rrezikon tre vite burg

Një infeksion në traktin respirator dhe problemet me frymëmarrjen ishin problemi kryesor i Erkanit, gjersa arsyeja që çoi në këtë dëmtim ishin xhirimet e serialit me orë të stërzgjatura në ambiente me temperatura të ulëta.

Është raportuar se pas trajtimit mjekësor, gjendja e tij tashmë është stabilizuar dhe pas tri ditëve trajtim, ai pritet të lirohet nga spitali. /Telegrafi/