Site icon Telegrafi

Xhezair Shaqiri dha dorëheqje nga posti i këshilltarit

Ish-deputeti Xhezair Shaqiri ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit të jashtëm të Kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tërheqjen e tij e ka konfirmuar në deklaratën e tij dhënë agjencisë së lajmeve AIM.

“Arsyeja qëndron në faktin se mediat në Maqedoni ngritën tepër pluhur për këtë emërim. I vetmi politikan në Maqedoni që më dha mundësinë është Kryeministri Zoran Zaev, dhe vetëm ai e meriton respektin tim. Nuk dëshiroj që për këtë Maqedonia të dëmtohet në rrugën për në BE dhe NATO. Nëse menduan se e kisha te paratë, gënjehen. Ja po ua kthej, nuk më duhen”, deklaroi Shaqiri për AIM.

Përndryshe, ai u emërua si këshilltar për çështje të radikalizmit fetar, dhe duhej të paguhej me 36 mijë denarë rrogë mujore (rreth 600 euro)./Telegrafi/

Exit mobile version