Site icon Telegrafi

“Xhesikës” po i vjen një rivale në “O sa mirë”, seriali edhe me një bukuroshe (Foto)

Seriali i mirënjohur shqiptar “O sa mirë” po vazhdon me xhirimet për sezonin e ri.

Telegrafi ka raportuar ditë më parë për risitë që do t’i shohim në episodet e reja.

Kemi raportuar se trupës së aktorëve do t’i bashkëngjiten edhe dy aktorë të rinj.

Sipas burimeve të portalit tonë, Eliona Pitarka pritet t’i bashkohet serialit që ka shikueshmëri të lartë.

Aktroja shqiptare do të luajë rolin e kushërirës së Arjola Demirit, “Xhbanes”, e cila vjen prej qytetit të Tiranës.

Xhirimet e episodeve të reja po bëhen në ambientet e “American School of Kosova” në Prishtinë.

Theksojmë se në ditët në vijim do të shpalosen edhe detaje të reja rreth rolit të Pitarkës. /Telegrafi/

Exit mobile version