Këngëtares nga Shqipëria, Xhesika Polo, i duhet të rikthehet edhe njëherë në maturë.
Artistja, e cila njihet si njëra ndër këngëtaret me vokalin më të mirë në Shqipëri, është duke u përballur me disa probleme të cilat ia sollën angazhimet muzikore, transmeton Telegrafi.
Përshkak të obligimeve në festivalin “Kënga Magjike” ku ishte pjesëmarrëse dhe aktiviteteve tjera muzikore, këngëtarja ka bërë mungesa në shkollë, të cilat i sollën edhe humbjen e një viti shkollor.
Xhesika është shprehur e zhgënjyer që shkolla sipas saj “i ka prerë krahët” dhe nuk e ka përkrahur në karrierën e saj në muzikë.
“Për një artiste si unë dhe si shumë të tjerë duhet të ekzistojë vetëm suporti nga ana e shkollës dhe jo të na priten krahët. Fundja bota ka nevojë për pak ART”, ka thënë këngëtarja.
Kujtojmë se Xhesika Polo për publikun shqiptar u bë e dashur pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin “X Factor”. /Telegrafi/