Xhesika mori famë këtë vit pas historisë se një deputet i PD-së i kishte ofruar jetë luksi në këmbim të një marrëdhënieje.
Që nga ajo kohë, këngëtarja nuk është ndalur. Fotot ‘hot’ dhe këngët me pamje provokuese kanë qenë kryefjala e Xhesikës këtë vit.
Por me sa duket, një nga këto foto ka përfunduar në televizionet turke. Bëhet fjalë për një reklamë viagre në shtetin turk, ku gjatë spotit reklamohet edhe fotografia e këngëtares sonë. Me sa duket, imazhi i Xhesikës është ngatërruar me një pornostare.
Në fakt, nuk dimë ende nëse këtë spot ndërkombëtar mund ta quajmë një tjetër sukses të biondes seksi.