Site icon Telegrafi

‘Xhesika’ kthehet në “O Sa Mirë”

Arta Nitaj u bë e njohur te publiku i gjerë falë rolit të Xhesikës në hit serialin televiziv, “O Sa Mirë”.

Mirëpo, përkundër suksesit të jashtëzakonshëm dhe pëlqimit të madh nga fansat e kësaj komedie, në muajin korrik u raportua se modelja e shndërruar në aktore vendosi të largohej nga seriali.

Dukja e saj ishte e përshtatshme për rolin (Instagram)

Asokohe u njoftua se bukuroshen nuk do ta shihnim në episodet e sezonit të ri, pasi i kishte përfunduar kontrata.

Lexo po ashtu Arta Nitaj largohet nga "O sa mirë" (Foto)

Megjithatë, burime të Telegrafit njoftojnë se ‘Xhesika’ do të jetë pjesë e sezonit të ri të “O Sa Mirë”.

Pasi u bë e famshme, Arta ishte vazhdimisht pjesë e faqeve rozë (Instagram)

Njëherësh bëhet e ditur se krahas Artës, serialit do t’i bashkëngjiten edhe dy motra.

Arta u pëlqye shumë me rolin e Xhesikës (Instagram)

Tashmë kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri dhe xhirimet do të nisin së shpejti. Për shikuesit janë rezervuar shumë risi edhe në edicionin e radhës. /Telegrafi/

Exit mobile version