Telegrafi

‘Xhesika’ harron Endritin, tashmë shfaqet me Brunon (Foto)

Modelja Arta Nitaj e cila këtë vit ishte kryetemë e mediave rozë, shkas i involvimit të saj në serialin “O Sa Mirë”, duket se ende vazhdon të krijojë zhurmë mediatike.

Muaj më parë u përfol se bukuroshja ishte në lidhje me Endrit Thaçin, djalin e presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçin, ndërsa mësohet se kjo lidhje përfundoi shumë shpejtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Tani më ajo shihet në krahët e këngëtarit Bruno, dhe duket se lidhja e tyre është serioze.

Paparaci i Telegrafit kapi ditë më parë modelen Nitaj në një nga koncertet e Brunos në Gjakovë, ndërsa së fundmi përmes imazheve të publikuara në rrjetet sociale, ajo po e regon edhe vet që është nën shoqërinë e këngëtarit.

Lexo po ashtu Arta Nitaj fillon të shkojë në koncerte me Brunon (Foto)

Në fotografinë e fundit të publikuar në InstaStory, Arta apo e njohur tashmë si “Xhesika” për publikun, shfaqet duke shijuar një pije pranë një mashkull.

E ky nga mashkull, nga tatuazhi që ka në dorë, vërehet qartë se është këngëtari i njohur i “Threedots”, Bruno. /Telegrafi/