Nga një vajzë e panjohur, falë paraqitjes së saj në serialin komik “O sa mirë”, ajo arriti të bëhet njëra ndër aktoret më të përfolura në mediet rozë.
Është kjo aktorja Arta Nitaj e njohur për rolin e saj si “Xhesika” apo misi i klasës, transmeton Gazeta Express.
Përveç rolit të saj, Arta u përfol shumë edhe për lidhjet e saj të dashurisë.
Së fundmi Arta ka marrë gjithë vëmendjen për shkak të lidhjes së saj me Brunon këngëtarin nga Shqipëria.
Ky i fundit mbrëmë ka performuar në një nga ‘clubet’ e Prishtinës.
Nuk dihet nëse Arta ishte prezente aty, mirëpo sipas një fotografie që ajo ka postuar në profilin e saj në Instastory duket se mbrëmë aktorja e njohur është argëtuar diku.
E veshur me një fustan veror, Arta dukej tejet seksi duke vënë në pah të pasmet e saj bombastike.
Kujtojmë se Arta ishte përfolur shumë edhe për një lidhje të mundshme me Endritin, djalin e presidentit Hashim Thaçi.