Telegrafi

Xhesika Berberi sërish rrëmben vëmendjen me dukjen e saj

Xhesika Berberi vazhdon të mbajë statusin e një prej femrave më atraktive shqiptare.

Bukuroshja ka kohë që po krahasohet me Gigi Hadidin, modelen me përmasa botërore.

Xhesika Berberi

Por, vet Xhesika mohoi krahasimin duke thënë se Gigi është më e re se ajo në moshë.

Tash Xhesika ka publikuar një imazh të ri ku shfaq turpin e saj fantastik, e krahas linjave edhe bukurinë e saj të pakontestueshme.

Bjondja besohet se vazhdon të jetë single, por angazhimet i ka përqëndruar në New York.

Prej SHBA-ve ajo është aktive në rrjetet sociale çka e bën atë të jetë e kërkuar shumë në televizionet shqiptare.

Xhesika është edhe një prej mikeshave më të mira të Afërdita Dreshjat. /Telegrafi/