Site icon Telegrafi

Xhesika Berberi: Njerëzit më paragjykojnë shumë, mendojnë që kur je e bukur nuk je e aftë për biznes

Foto: Instagram

Modelja e famshme shqiptare, Xhesika Berberi, së fundmi ka qenë e ftuar në “Kurthin e Pitër Pan”.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka rrëfyer për jetën atje dhe karrierën si modele.

Gjatë intervistës, ajo ka treguar po ashtu se të qenurit e bukur nuk e ka ndihmuar në biznes.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta theksoi se ka marrë shumë paragjykime pasi njerëzit mendojnë se ‘kur je e bukur nuk je e aftë për biznes’.

Lexo po ashtu Prej vitesh në Amerikë, Xhesika Berberi flet për anën e errët të modelingut

“Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë”, u shpreh Berberi.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo mes tjerash ka folur edhe për anën e errët të modelingut duke shtuar se nuk është ashtu siç duket nëpër rrjetet sociale pasi ka dhe një anë të vështirë.

Xhesika theksojmë që u shpall “Miss Universe Albania” në vitin 2011. /Telegrafi/

Exit mobile version