Telegrafi

Xhesika Berberi konfirmon edhe një herë se është pa të dashur

Xhesika Berberi është një prej modeleve më atraktive shqiptare.

Bukuroshja e cila është një prej femrave më të kërkuara prej kohësh jeton në New York.

Edhe pse shumë e angazhuar dhe me projekte, një prej mikeshave më të afërta të Afërdita Dreshajt duket se nuk është inspiruar nga shoqja e saj.

Së paku kështu në rrjetet sociale shihet se Xhesika kënaqet duke qenë vet.

“Jam e vetme dhe me pëlqen”, ka shkruar bukuroshja bjonde në një publikim në Instastory me një foto të saj.

Xhesika konsiderohet një prej femrave më të bukura shqiptare.

Ajo mori pjesë edhe në klipin e Getoar Selimit dhe Majk, “Ajo”. /Telegrafi/