Site icon Telegrafi

Xherdan Shaqiri shënon golin e parë me Chicago Fire në MLS

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka hupur llogarinë e tij të golave të Chicago Fire në kampionatin Mayor League Soccer i njohur ndryshe vetëm si MLS.

Shaqiri befasoi të gjithë duke vendosur të largohet nga Lyoni pas vetëm gjashtë muajve dhe të transferohet te Chicago Fire.

Chicago Fire ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Sporting Kansas City në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në MLS.

Lexo po ashtu Intervista e parë e Shaqirit pas kalimit te Chicago Fire në MLS: Nuk e besoja që isha kaq i famshëm në SHBA

Kjo ishte fitore e dytë radhazi e Chicagos pas dy barazimeve dhe meritë të madhe pati edhe ylli shqiptar, Shaqiri.

Djaloshi nga Gjilani ka arritur të hap llogarinë e tij të golave në MLS dhe te Chicago Fire, pasi shënoi në këtë ndeshje.

Mesfushori me tipare sulmuese ka shënuar në minutën e 50-të, pasi ishte i saktë nga penalltia, duke çuar epërsinë e ekipit të tij në 2-0.

Ky ishte goli i parë i Shaqirit, ndërsa deri tani ka edhe dy asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version