Telegrafi

Xherdan Shaqiri pritet të rikthehet në Bundesliga

Xherdan Shaqiri. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Xherxdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli nga Kosova nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion në urdhrat e Jurgen Klopp dhe po mendon largimin nga Anfiedl.

Shumë skuadra janë vënë pas Shaqirit, por duket se reprezentuesi i Zvicrës preferon rikthimin në futbollin gjerman.

Sevilla, Roma, Galatasaray dhe CSKA Moska janë skuadrat që kanë shprehur interesim të madh për gjilanasin.

Xherdan Shaqiri. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Por lajmet e fundit që vijnë nga Gjermania tregojnë se Borussia Dortmund ka shfaqur interesim për rikthimin e Shaqirit në Bundesliga.

28-vjeçari kishte kaluar dy vite e gjysmë te Bayerni ku kishte fituar të gjitha trofetë e mundshëm, teksa kishte treguar edhe formë të lartë në futbollin gjerman.

Dortmund pritet ta shes yllin e saj kryesor Jadon Sanchon, dhe Shaqiri shihet si zëvendësuesi adekuat për anglezin.

Për ta transferuar Shaqirin në Signal Iduna Park, Dortmund është gati të shpenzoj 20 milionë euro. /Telegrafi/