Site icon Telegrafi

Xherdan Shaqiri në super formë në stërvitje te Liverpooli – Klopp ende i pavendosur

Xherdan Shaqiri ka treguar edhe një herë se ai është në top formë, duke publikuar disa foto nga stërvitjet e Liverpoolit.

Lojtari shqiptar ende nuk është duke marrë minuta të mjaftueshëm te The Reds, pasi Jurgen Klopp nuk ka shumë besim në të.

Nga edicioni i kaluar, Shaqirin është duke e përcjellë ky injorim nga trajneri gjerman, i cili shpesh herë në konferencë për media deklaronte se lojtari ishte i lënduar.

Madje, Klopp e kthente gjendjen që kalon lojtari nga Zhegra e Gjilanit në humor, duke thënë se muskujt e mëdhenj kanë nevojë për t’u shëruar.

Por, Shaqiri është treguar gjithmonë i gatshëm që të ndihmojë Liverpoolin, e atë e ka dëshmuar edhe në përmbysjen që i bënë Barcelonës në vitin 2019 në Ligën e Kampionëve në fitoren 4-0.

Lojtari shqiptar publikoi disa foto në llogarinë e tij në Twitter, e aty mund të shihet se ai është në formë fantastike. /Telegrafi/

Exit mobile version