Xherdan Shaqiri mund të rikthehet në Gjermani, por jo më te Bayern Munich.
Media të ndryshme raportojnë se për futbollistin me origjinë shqiptare që aktualisht është pjesë e Stoke Cityit është e interesuar Borussia e Dortmundit.
Drejtuesit e klubit nga Signal Iduna Park, shikojnë te 24-vjeçari nga Gjilani, futbollistin perfekt për të zëvendësuar mesfushorin armen Henrik Mkhitarayan i cili pak ditë zyrtarizoi kalimin e tij te Manchester United.
Kur ka kaluar rreth 1 vit e gjysmë nga largimi i Shaqirit nga Bayern Munich, lojtari i përfaqësues zvicerane mund të rikthehet në Bundesligën gjermane. Pas një eksperience 6 mujore te Interi në Serinë A, Shaqiri prej një sezoni është pjesë e skuadrës angleze të Stoke City.
Në Ligën Premier, Shaqiri nuk ka shkëlqyer, por megjithatë interesimi për të nuk mungon. Për të bërë të sajin lojtarin Borussia e Dortmundit do të ketë një mision shumë të vështirë pasi Stoke City nuk dëshrion ta shes.
Aktualisht vlera e Shaqirit sillet nga 15 deri në 20 milionë euro.
24-vjeçari ishte një titullar i padiskutueshëm te kombëtarja zvicerane në Euro 2016.