Xherdan Shaqiri është prezantuar zyrtarisht nga Chicago Fire para mediave, derisa ditë më parë e kompletoi kalimin nga Lyoni.
Anësori shqiptar me pasaportë shqiptarë është shprehur i lumtur që ka arritur marrëveshje me klubin nga MLS, duek shpresuar që të jap më të mirën për skuadrën.
“Faleminderit për të gjithë që keni ardhur. Është një eksperiencë e re për mua, pasi erdha në ShBA. Gjithmonë kam qenë një admirues i MLS-së. Siç e dini unë isha tek Lyoni dhe isha duke luajtur për gjashtë muaj, andaj jam i gatshëm”.
“Në fund, trajneri do të vendos për gjërat tjera, por unë jam i gatshëm dhe do të shohim se çfarë dot ë ndodhë, por unë jam këtu për të fituar”, ka deklaruar Shaqiri në konferencë për media.
Sipas klubit amerikan të MLS, Shaqiri është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.
Kontrata e tij me Chicago Fire do të zgjasë deri në vitin 2024. /Telegrafi/
Give him the keys to the city, today is @XS_11official day in Chicago.
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) February 21, 2022