Telegrafi

Xherdan Shaqiri i gatshëm të largohet, Liverpooli i cakton çmimin

Xherdan Shaqiri dëshiron të largohet nga Liverpooli dhe në afatin e ardhshëm do të kërkojë një aventurë të re.

Anësori shqiptar ka pritur që një kohë për të fituar besimin e Jurgen Kloppit dhe durimi i tij ka kaluar të gjithë kufijtë.

Football Insider raporton se Liverpooli tashmë është njohur me dëshirën e Shaqirit dhe i ka caktuar çmimin e tij.

The Reds po kërkojnë mbi 30 milionë euro nga shitja e tij, derisa kjo gjë vije shkaku që ata nuk i kanë ofruar shumë mundësi që të luajë.

 

Sevilla, Roma dhe CSKA Moska, janë në mesin e skuadrave të interesuara për ish-anëtarin e Stoke Cityt.

Raportohet se Shaqiri ka marrë edhe disa oferta nga klubet angleze, por që ende nuk ka ndonjë gjë korrekte, por afati kalimtar do t’i zbulojë të gjitha. /Telegrafi/