Dashuria e pamasë e Fatjonit për Xhensilën, duket se s’është asgjë tjetër veçse një ‘çështje marketingu’ për ndjekësit e çiftit në rrjete sociale.
Fatjon Hysenbelliu, finalist i Big Brother 8, po shijon me plot kuptimin e fjalës pushimet në Turqi, ku nuk e ka privuar veten as nga momente të nxehta me vajza seksi.
Një fotografi e shpërndarë në faqen e Olti Currit, tregon Fatjonin shumë të afërt me një vajzë bjonde, për të cilën mund të hamendësojmë se është bukuroshe vetëm duke parë të pasmet e saj.
Për vajzën në fjalë dihet që flet rusisht dhe i ka bërë shoqëri të dashurit të Xhensilës gjatë gjithë natës.
Çifti Xhensila-Fatjon ka qenë një nga më problematikët brenda shtëpisë dhe mbase më të vëzhguarit për vazhdimësinë e tyre jashtë saj.
Përpos fotografive që postojnë në rrjete sociale, mbase kjo foto tregon realisht si shkojnë gjërat mes dy të rinjve. /Tema/Telegrafi/