Site icon Telegrafi

Xhensila surprizohet nga fansat e vegjël (Foto)

Këngëtarja e njohur Xhenila Myrtezaj është shumë e pëlqyer nga publiku, dhe ka me mijëra fansa.

Të gjithë artistët shprehen se dashuria më e madhe ju vjen nga fansat e vegjël, të cilët mezi presin t’i takojnë të famshmit e ekranit.

Lexo po ashtu Xhensila Myrtezaj kopjon Rihannën (Foto)

Së fundmi, Xhensila ka treguar përmes rrjeteve sociale se është surprizuar nga disa fëmijë, të cilët kanë dashur ta takojnë patjetër atë dhe t’i japin dhurata.

Xhensila surprizohet nga fansat e vegjël. Foto nga Instagram Story.

Këngëtarja nuk ka hezituar aspak që të ulet në tavolinë me ta, dhe të shkëmbejnë fjalë të ëmbëla mes tyre.

Përndryshe, ajo ka pak kohë që ka publikuar projektin e saj më të fundit “Uh Baby”, në bashkëpunim me këngëtaren e re Kida. /Telegrafi/

Exit mobile version