Pas publikimit të këngës së saj ndërkombëtare, Kida ka marrë lëvdata të shumta nga kolegët e saj. Një prej tyre është Xhensila Myrtezaj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur krenare me kolegen me të cilën e realizoi duetin “Uh Baby”.
“Jam e dashuruar. Krenare me ty Orhidea Latifi”, shkruan në postimin e këngëtares nga Shqipëria.
Orhidea Latifi këtë vit nënshkroi kontratën e parë me kompaninë ndërkombëtare “Sony Music”, ashtu që solli edhe bashkëpunimin e parë me një emër ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për një bashkëpunim me muzikantin Hcue, këngën “Don’t Say No More”, të cilën e publikuan një muaj më parë, ndërsa tash e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Videoklipi është realizuar në Angli, ndërsa është publikuar në kanalin e Hcues në Vevo. /Telegrafi/