Ajo është ndër artistet më të pëlqyera në estradën shqiptare, ndërsa vazhdimisht sjell të reja nga projektet muzikore.
Bëhet fjalë për bukuroshen brune, Xhensila Myrtezaj, e cila kohëve të fundit po mahnit fansat me imazhe.
Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo është paraqitur me një stil unik, ndërsa mori vëmendje të madhe.
E veshur me një bluza bardh e zi, Xhensila ka pozuar paksa e kërrusur, ndërsa më në fokus ka vënë figurat e fytyrës.
Flokët e saj të kapura i janë shfaqur edhe më mirë, pasi kishte vendosur një kapele të zezë mbi kokë.
“Ndiqni zemrën në gjithçka që bëni”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Theksojmë se “Panorama” mbetet hiti i fundit i saj, që erdhi në bashkëpunim me Ardian Bujupin. /Telegrafi/