Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë qenë pa dyshim ndër çiftet më të diskutuara muajve të fundit.
Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në datën 1 shtator të këtij viti, ndërsa morën vëmendjen maksimale nga mediat vendore.
Më pas, çifti u nisën drejt Muajit të Mjaltit, ku fillimisht shkuan në ishujt Maldive, më pas në Dubai.
Xhensila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka vendosur që t’i publikojë të gjitha fotografitë e dasmës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Ajo i ka titulluar ato me përshkrime të ndryshme, gjersa në njërën prej tyre ka shkruar për bashkëshortin e saj Besin: “Ti je e sotmja, por edhe gjithë e nesërmja ime”.
Duket se çifti po shijojnë si është më së miri jetën e tyre martesore. /Telegrafi/