Telegrafi

Xhensila publikon klipin e këngës “Paris”, josh me dukjen e saj

Xhensila Myrtezaj në videoklipin e këngës "Paris" (Foto: Screenshot/YouTube/Xhensila Myrtezaj)

“Paris” mban titullin kënga më e re e Xhensila Myrtezajt, të cilën e ka shoqëruar edhe me video muzikore.

Kantautori Pirro Çako qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin.

Një këngë që vjen me një interpretim shumë të mirë nga Xhensila, orkestrimin e të cilës e ka bërë Darko Dimitrov.

Videoklipi është xhiruar nën drejtimin e regjisorit Eduart Grishaj, ndërsa xhirimet janë bërë në qytetin që mban emrin e këngës.

Pos interpretimit të mirë, këngëtarja vjen me një paraqitje mjaft të bukur në skenat e videos së re muzikore. /Telegrafi/