Telegrafi

Xhensila pozon me kostum larjeje, vetëm një muaj e gjysmë pasi u bë nënë

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram/XhensilaMyrtezaj)

Në muajin korrik, Xhensila Myrtezaj u bë nënë për herë të parë, ndërsa që atëherë ka qenë më e rezervuar në rastet e publikimit të fotografive.

Mirëpo, edhe pse ka kaluar vetëm një muaj e gjysmë prej se solli në jetë fëmijën e parë, këngëtarja ka arritur të largojë një pjesë të madhe të kilogramëve të tepërt që i kishte shtuar gjatë shtatzënisë.

Ajo duket komode me trupin e saj, pasi ka guxuar të publikojë fotografi, ku shfaqet me kostum larjeje dhe duket për mrekulli.

Xhensila ka pozuar në plazh, ndërsa fansat e saj e kanë pëlqyer dukjen e këngëtares, aq sa për tre orë fotografi ka grumbulluar 80 mijë pëlqime në Instagram.

Lexo po ashtu Lajmet për Xhensilën

Më pas, ajo ka publikuar edhe fotografi të tjera, por kësaj radhe ka vënë në plan të parë fytyrën.

Xhensila është e martuar me aktorin e njohur të humorit, Bes Kallaku, i cili është treguar shumë i suksesshëm edhe në muzikë.

Në korrik të këtij viti ata u bënë prindër të fëmijës së parë që është vajzë. /Telegrafi/