Xhensila Pere ka qenë e ftuar në emision “Një kat më lart”, ku ka folur për përvojën e saj në “Big Brother”, si dhe për lidhjen me Fatjonin.
Për emisionin e IN TV, ajo ka diskutuar edhe skenat e seksit, për të cilat u komentua shumë, ndërsa është shprehur se po të kthehej prapa sërish do t’i bënte dhe i ka shijuar.
“Ishte diçka e ndier, s’e kam bërë e sforcuar”, ka deklaruar Xhensila.
Moderatori Ermal Peçi e ka pyetur se nëse do të bëhej një “Big Brother” ku do të mblidheshin ish-banorët, me cilin prej konkurrentëve që kanë marrë pjesë ndër vite do kryente marrëdhënie seksuale.
I pari në fotografi është shfaqur Arbër Çepani, fituesi i “Big Brother 1”, por Xhensila e refuzoi menjëherë.
Ajo e ka refuzuar edhe Arjonin, Bjordin dhe Veselin, madje edhe për Fajtonin ka thënë se është “një film që e ka parë”.
Në fund zgjodhi Olsin e “Big Brother 9” duke u shprehur se “është më mashkull se këta të tjerët”.
“Ky tip më pëlqen, tipat e fortë”, ka theksuar Xhensila.