Telegrafi

Xhensila Pere: Do bëja një film për të rritur për një milion euro

(Foto: Instagram/xhensilapere_)

Xhensila Pere dikur ka bërë bujë me deklaratën e saj se do donte të luante në një film erotik nëse pagesa do ishte e mirë.

E ftuar te rubrika “Diell apo hënë”, bukuroshja është pyetur sërish për këtë deklaratë nga moderatorja Nevina Shtylla.

Ajo ka thënë fillimisht se e kishte harruar shifrën për të cilën kishte menduar dhe pastaj ka dhënë një shumë prej një milionë eurosh pagesë për të luajtur në një film të tillë.

(Foto: Instagram/xhensilapere_)

Tutje, Xhensila ka sqaruar se deklaratën e kishte bërë për të luajtur në një film pornografik jashtë vendit dhe jo në Shqipëri.


Në vijim është bashkëbisedimi i plotë i transmetuar nga Top Channel:

Nevina Shtylla: Dikur je shprehur se do të realizoje një film porno nëse pagesa do të ishte mjaftueshëm e mirë. Për çfarë shifre e ke fjalën?

Xhensila Pere: E kam harruar.

Nevina Shtylla: Po nëse të pyes tani?

Xhensila Pere: Një milion euro.

Nevina Shtylla: Cilin aktor shqiptar do doje ta kishe partner në rol?

Xhensila Pere: Kur jam prononcuar, nuk e kam pasur për në Shqipëri, ka qenë jashtë trevave. Jashtë me këtë të dua.

Nevina Shtylla: Po këtu?

Xhensila Pere: Këtu jo.

Nevina Shtylla: Po ne na duhet një emër.

Xhensila Pere: Me Amosin.