Pas publikimit të këngës “Uh Baby”, Xhensila Myrtezaj është akuzuar se ka kopjuar Rihannan duke veshur të njëjtat çizme me të.
E ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, këngëtarja ka rrëfyer se ajo nuk ka kopjuar askënd.
“Rihanna ka bashkëpunuar me ideuesit e këtyre çizmeve, të cilat janë një brend që vishen në të gjithë botën, domethënë nuk i kam veshur vetëm unë apo Rihanna”, ka sqaruar Xhensila për “Thumb”.
Ndryshe, dueti i saj me Kidën është pritur shumë mirë dhe pas dhjetë ditësh është shikuar mbi tri milionë herë në YouTube. /Telegrafi/