Telegrafi

Xhensila “ndërhyn” në debatin e çantave të shtrenjta, Diori i saj kushton pesë mijë euro

Bën pjesë në mesin e artisteve shqiptare që vishet nën emrat e markave më të njohura botërore.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ia del gjithnjë të duket bukur. Për këtë ajo shpenzon shuma të mëdha.

Pasi u përhapën raportime se ajo është shtatzënë, Xhensila dhe bashkëshorti i saj Bes Kallaku u drejtuan për në Santorini të Greqisë, ku po kalojnë ca ditë pushimesh edhe pse ende jemi në dimër.

Sikur të mos mjaftonin pushimet në njërin prej destinacioneve më të shtrenjta në botë, një çantë e këngëtares kushton sa paga 1 vjeçare e dikujt.

Foto: WhatTheyWearin

Faqja e famshme shqiptare në Instagram, “What They Wearing”, ka publikuar pas një hulumtimi në faqet e internetit, çmimin e çantës së markës Dior që mbanë Xhensila në njërën prej fotografive të publikuara në Instagram nga këto pushime.

Duhet ta kemi parasysh se një çantë Dior nuk bie nën shuma katër shifrore, prandaj çmimi i asaj që ka Xhensila është plot 4495 euro. /Prive/