Çifti i njohur i estradës shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku, duket se po i shijojnë në maksimum këto ditë.
Dyshja janë tejet aktivë në rrjete sociale, duke ndarë me fansat momente të lumtura në familjen e tyre, përfshirë edhe udhëtimet.
Përmes një postimi të fundit në rrjetin social Instagram, ishte Xhensila ajo e cila përmes disa fotografive shprehu dashurinë ndaj aktorit.
Xhensila dhe Besi u panë afër një ujvare, ndërsa për shkak të sigurisë ata kishin veshje të veçante, e po ashtu edhe helmeta.
“Unë dhe ti Bes Kallaku, çelësi i zemrës”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se së këngëtarja ende po e shijon suksesin e këngës “Paris”, e cila deri më tani ka grumbulluar 22 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/