Telegrafi

Xhensila Myrtezajt i hedhin reçipeta në skenë teksa po performonte

Një trend për hedhjen e reçipetave në skenë teksa artistet performojnë ka nisur prej vitesh.

I njohur më së shumti për një veprim të tillë nga fansat është këngëtari latin, Maluma ndërsa tek ne një prej atyre që iu ka ndodhur në disa raste është reperi Ledri Vula.

Mirëpo, teksa rëndom ndodh ndaj artistëve meshkuj këtë herë një veprim i tillë është bërë ndaj një këngëtareje të njohur shqiptare.

Foto: Screenshot/TikTok

Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezaj, e cila në një nga mbrëmjet muzikore që mbajti së fundmi teksa po performonte, dikush nga publiku i hodhi reçipeta.

Pas këtij momenti, autorja e “Ale ale” ka ndaluar performancën për pak minuta duke iu drejtuar me disa fjalë atyre që e bën këtë veprim.

Foto: Screenshot/TikTok

“E para nuk janë masa ime, e dyta me siguri është vajzë, ke gabuar adresë, gjitha këta çuna të bukur këtu mua gjete të m’i hedhësh”, ka thënë Xhensila.

Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit i artistes është bashkëpunimi me reperin Noizy “Edhe një natë” teksa po punon për muzikë të re. /Telegrafi/

@teutatea0 #xhensilamyrtezaj0 #viral_video #fyp #fyppppppppppppppppppp #fyppppppppppppppppppppppp ♬ Funny Laugh no no no – Sound Effect