Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj zbulon tatuazhin e ri kushtuar vajzës

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram/xhensilamyrtezaj)

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, shpeshherë di të ruaj privatësinë e saj.

Ndonëse në shumicën e rasteve apo paraqitjeve të saj televizive, ajo di të shmang temat që i përkasin jetës së saj.

Por, kur bëhet fjalë për vajzën e saj, Ajkës, këngëtarja me plot dashuri zgjedh fjalët më të mira për ta përshkruar.

Përpos fjalëve, bukuroshja brune ka vendosur që njëherë e përgjithmonë ta ketë në trupin e saj, përmes një tatuazhi.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Xhensila ka ndara një imazh ku në duar e saj ka shkruar emrin e vajzës.

“Lutja ime. Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti, dhe mirësia do të jetë paqja e tyre”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Kujtojmë se artistja shqiptare së bashku me aktorin Bes Kallaku, sollën në jetë Ajkën dy vite më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version