Telegrafi

Xhensila Myrtezaj vjen tejet joshëse në imazhet e reja (Foto)

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më atraktive të skenës.

Ajo këtë vit ka qenë shumë e përfolur në media, kjo pasi edhe në shtator, Myrtezaj u martua me humoristin e njohur Bes Kallaku.

Xhensila vazhdon të jetë ndër këngëtaret më të pëlqyera të tregut. Burimi i fotos: InstaStory

E njëjta vazhdon të jetë shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Xhensila ka publikuar disa fotografi të reja në InstaStory, ku ka shfaqur të gjitha tiparet e fytyrës së saj.

Xhensila shfaq të gjitha tiparet e fytyrës së saj në imazhet e fundit. Burimi i fotos: InstaStory

Me një pamje joshëse, grim të realizuar lehtë nga Sellma dhe flokë nga parukieri Kaci, Xhensila arriti të rrëmbejë vëmendjen e fansave të saj.

Në njërën prej imazheve, këngëtarja ka vënë në pah edhe tatuazhin e saj në dorën e djathtë. /Telegrafi/

Këngëtarja Myrtezaj vuri në pah edhe tatuazhin e saj në krahun e djathtë. Burimi i fotos: InstaStory