Telegrafi

Xhensila Myrtezaj vë në pah të pasmet e formësuara pas stërvitjeve

Xhensila Myrtezaj Foto: Instagram/xhensilamyrtezaj

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, vazhdon të jetë ndër më të dashurat në estradën shqiptare.

Bukuroshja brune mundohet përherë të qëndrojë afër fansave të saj, përmes postimeve nga përditshmëria.

Në rrjet ajo komentohet shumë për tiparet trupore, për të cilat stërvitet mjaft shumë në palestër.

Foto: Instastory

Së fundmi, në një postim në Instagram, Xhensila ka zgjedhur të ndajë disa sekuenca pasi doli nga palestra.

Ajo u shfaq duke marrë poza atraktive para pasqyrës, teksa nuk theksoi të pasmet e formësuara.

Foto: Instastory

Veshja saj ishte sportive, kurse flokët i kishte të kapura lartë kokës, duke bërë të duket edhe më tërheqëse.

Theksojmë se “Panorama” është projekti saj i fundit i lansuar gjashtë muaj më parë, në bashkëpunim me Ardian Bujupin. /Telegrafi/