Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj uron festat e fundvitit, thotë se duhet të bëni gjithçka për dashuri

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj Foto: Instagram/xhensilamyrtezaj

Ajo është këngëtarja që pëlqehet më së shumti për zhanrin muzikor që kultivon.

Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezaj, e cila mban të azhurnuar fansat me informacione nga jeta dhe karriera profesionale.

Një postim i fundit nga artistja ka lënë ‘gojëhapur’ 1.7 milion fansat e saj, përmes fotografive dhe mesazhit që përçoi.

Bukuroshja brune u shfaq me bashkëshortin, Bes Kallaku dhe vajzën e vogël, duke uruar kështu festën e Krishtlindjeve.

“Nëse heshtni, heshtni për dashuri. Nëse flisni, flisni për dashuri. Nëse korrigjoni, korrigjoni për dashuri. Nëse falni, falni për dashuri. Gëzuar Krishtlindjen nga familja Kallaku”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Përmes këtij shkrimi, Xhensila u bëri të ditur fansave që gjithçka që bëni, duhet të jetë për dashuri. /Telegrafi/

Exit mobile version