Telegrafi

Xhensila Myrtezaj thotë se ndikohet dhe vuan shumë nga gjërat që dëgjon përreth

Foto: Instagram

Si çdo artist tjetër shqiptar edhe Xhensila Myrtezaj është përballur vazhdimisht me komente të ndryshme prej njerëzve, përfshirë këtu edhe kohën kur filloi karrierën.

Për këtë ka folur së fundmi në “A Live Night”, ku tha se do të donte që të ishte treguar më e fortë kur ishte në nisje të karrierës dhe të mos dëgjonte përreth.

Ajo tutje tha se këto mësime tani ia jep të bijës, Ajkës, të cilës i thotë të dojë veten dhe të ndihet perfekte.

“Nëse do kisha Xhensilën e vogël sot, për të bërë atë hapin drejt muzikës, do t’i thoja që bëhu pak më e fortë, se tashmë është krijuar karakteri dhe është vonë që të ndryshojë. Vazhdo rrugën që zoti ka ndritur për ty, pa dëgjuar se çfarë bëhet përreth. Unë këtë gjë e vuaj shumë”, u shpreh krijuesja e hitit “A e din”.

Lexo po ashtu Xhensila Myrtezaj flet për divorcin e prindërve: Isha e vogël, por kuptova çfarë ishte jeta

“Nëse do kisha qenë natyrë pak më e fortë, besoj do isha shumë më e qetë. Kjo është e vetmja gjë që do ja thoja Xhensilës së vogël, por ia them Ajkës gjithmonë. Duhet ta duash shumë veten, asnjë nuk është përfekt, por duhet të ndihesh perfekte. Në një mënyrë të thjeshtë i them duaje veten”, tha Xhensila tutje në “A live Night”.

Sidoqoftë, ajo tashmë ka arritur një karrierë të bujshme artistike me projekte shumë të suksesshme.

Dhe tani janë bërë më shumë se një dekadë që ka fituar zemrat e publikut. /Telegrafi/