Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj takohet rastësisht me Sam Smithin në Londër

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, dhe bashkëshorti i saj, humoristi Bes Kallaku, po shijojnë së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Çifti së bashku me vajzën e tyre të vogël, Ajkën, kanë zgjedhur Londrën si destinacion për pushimet e tyre dimërore këtë fillim-vit.

Teksa kanë shijuar bukuritë e kryeqytetit britanik, në një moment, çifti kanë hasur në një personazh mjaft të njohur ndërkombëtarisht.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Bëhet fjalë për këngëtarin anglez me famë botërore, Sam Smith, të cilin e kanë takuar rastësisht në një pistë patinazhi.

Ka qenë këngëtarja Myrtezaj ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të saj dhe të Besit me vajzën, ku shihen duke bërë ‘selfie’ pranë Smithit.

“Ditë e bukur, dhe isha e befasuar me të takuar një nga këngëtarët e mi të preferuar”, shkroi Xhensila në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Sam Smith përndryshe njihet si një prej këngëtarëve më të njohur të industrisë britanike dhe jo vetëm, këngët dhe albumet e të cilit janë renditur gjithmonë lartë në top listat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Exit mobile version