Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, vazhdon të jetë ndër më të dashurat për publikun e gjerë.
Ajo përmes imazheve dhe videove të ndryshme, shpeshherë tenton të përçojë vetëm energji pozitive tek fansat e saj.
Kështu ka bërë edhe së fundmi, por me mesazh ajo ka bashkuar edhe setin e ri fotografik.
Xhensila zgjodhi të ndajë disa imazhe, ku në rend të parë ka vënë tiparet e bukurisë, për të cilat komentohet mjaft shumë.
“Bëhuni të mirë, bëhuni të dashur”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Postimi i tillë ngjalli reagime të shumta të ndjekësve, të cilat komentonin se sa e mrekullueshme ajo dukej.
Theksojmë se “Panorama” është projekti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Ardian Bujupin. /Telegrafi/