Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, është tejet e dashur për audiencën e gjerë.
Ajo për vite me radhë ka arritur që të argëtojë fansat, përmes projekteve të shumta muzikore.
Përpos kësaj, Xhensila nuk ka lënë anash edhe shpërndarjen e informacioneve sa i përket jetës private.
Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo është parë tejet e lumtur në krahët e bashkëshortit.
Vërehej dukshëm se dyshja ishin duke shijuar disa ditë pushim, teksa pozonin afër njëri-tjetrit.
Çifti zgjodhi që për këtë paraqitje të jenë të veshur elegancë, derisa artistja fokusoi edhe të pasmet e formësuara.
Bes Kallaku dhe Xhensila përndryshe janë martuar në shtator të vitit 2017, ndërsa tani ndajnë një vajzë së bashku. /Telegrafi/