Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj shfaqet duke bërë akrobacione në natyrë: Kujdesuni për trupin tuaj, është i vetmi vend ku duhet të jetoni

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që viteve të fundit ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjet atraktive.

Fjala është për Xhensila Myrtezajn, e cila ndër vite ka bërë ndryshime drastike në dukje.

Ndonëse shpesh kritikohet për ndërhyrjet që mund të ketë bërë, 28 vjeçarja vazhdon të reflektojë në rrjete sociale duke treguar se si është realisht.

Xhensila Myrtezaj (Foto: Instagram)

Ajo ka publikuar së fundmi disa imazhe e video, në të cilat shfaqet duke bërë akrobacione në natyrë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Kujdesuni për trupin tuaj, është i vetmi vend ku duhet të jetoni”, ka shkruar ajo krahas postimit.

Xhensila ndërkohë shfaqet me tuta sportive ngjyrë hiri, teksa ka marrë vëmendje të madhe me linjat trupore.

Reagimet në pjesën e komenteve ishin të shumta, disa prej të cilëve nuk pëlqyen veprimet e Myrtezajt. /Telegrafi/

Exit mobile version