Site icon Telegrafi

Xhensila Myrtezaj shfaqet atraktive në imazhet e reja, por i shoqëron edhe me mesazhe

Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj, është kthyer fuqishëm me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Bukuroshja, e cila vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë, tashmë po vazhdon të jetë tejet e angazhuar në karrierën e saj.

Meqë është mjaft aktive në rrjetet sociale, 25-vjeçarja ndan fotografi e video të ndryshme me fansat.

Xhensila së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive në Instagram, teksa në plan të parë ka vënë fizikun tërheqës.

“Të jesh e bukur do të thotë të jesh vetvetja. Nuk ke nevojë të pranohesh nga të tjerët. Ti duhet të pranosh veten”, ka shkruar pranë këtyre imazheve këngëtarja Myrtezaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhensila Myrtezaj

Sa i përket projekteve muzikore, “Sekreti im” titullohet kënga e fundit që e ka publikuar ajo në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe që në YouTube ka marrë mbi dhjetë milionë shikime. /Telegrafi/

Exit mobile version