Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Ajo përmes projekteve muzikore, përfshirë edhe paraqitjeve televizive, gjithmonë përçon energji pozitive tek fansat.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se është duke shijuar pushimet në Turqi.
Fotografitë e shpërndara morën vëmendje të madhe, pasi artistja u pa me një veshje interesante dhe plot stil.
Për shkak të pandemisë coronavirus, Xhensila ka qenë e detyruar që të mbajë edhe maskë mbrojtëse.
Në disa prej imazheve të tjera, ajo është shfaqur e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Bes Kallakun.
Theksojmë se kënga e saj e fundit “Panorama” është lansuar para shtatë muajve, në bashkëpunim me Ardian Bujupin. /Telegrafi/