Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka prezantuar sot (e martë) projektin e ri muzikor.
“Ale Ale” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Ajo vjen me një paraqitje më ndryshe e mjaft sensuale me veshjet e veçanta që ka përzgjedhur për këtë videoklip.
Teksti dhe vija melodike është realizuar nga Lum Dakaj me muzikë dhe producim nga Bigdeal Records.
Videoja ndërkaq i është besuar produksionit të njohur, “Fullmoon Production”.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të artistes së njohur.
Xhensila vlen të ceket se i ka qëndruar besnike zhanrit dhe stilit të saj muzikor që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/