Telegrafi

Xhensila Myrtezaj paralajmëron bashkëpunimin me Ghetto Geasy dhe Majk “Mëkati jem”

Nuk janë të rralla bashkëpunimet mes artistëve vendor, e që kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Një projekt të tillë të përbashkët e kanë realizuar edhe tre artistët e njohur Xhensila Myrtezaj, Majk dhe Ghetto Geasy të cilët kanë bashkuar forcat në këngën e re.

Përmes një postimin në llogaritë përkatëse në Instagram, të tre ata kanë paralajmëruar këngën e re duke sjell edhe një pjesë të shkurtër nga videoklipi.


Kënga mban titullin “Mëkati jem” dhe pritet të publikohet të mërkurën (20 tetor) në ora 18:00, kështu ka bërë të ditur përmes klipit.

Kujtojmë që ky do të jetë bashkëpunimi i parë i Xhensilës me Ghetto Geasy dhe Majk, ndërsa këta të fundit njihen për hitet e shumta që kanë sjell së bashku.

Në anën tjetër, Xhensila njihet për bashkëpunime po ashtu të suksesshme me disa prej emrave më të njohur vendor, kënga e saj e fundit “Prit pak” erdhi në duet me reperin tjetër nga Kosova, Lumi B. /Telegrafi/