Telegrafi

Xhensila Myrtezaj në një fotografi pa makijazh (Foto)

Këngëtarja e njohur e skenës Xhensila Myrtezaj është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar.

Muaji i ardhshëm do të jetë i paharruar për këngëtaren, ngase mendohet se ajo dhe i fejuari i saj Besi do t’i japin fund beqarisë në shtator.

Ndërkohë, ajo është shumë e angazhuar me koncerte dhe projekte muzikore gjatë verës.

Xhensila është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet teksa praktikon një maskë fytyre.

Dukja e saj pa makijazh është e bukur, dhe e bën të duket gjithnjë tërheqëse këngëtaren. /Telegrafi/