Këngëtarja Xhensila Myrtezaj po bëhet nënë dhe pritjes së saj po i vjen fundi.
Ajo të hënën festoi 25 vjetorin e lindje,e kjo ditëlindje ishte nga më të veçantat e saj ngase edhe është shtatzënë e po pret një fëmijë me bashkëshortin, aktorin Bes Kallaku.
Xhensila pati një darkë ditëlindjeje magjike, të cilën e kaloi me miqtë e familjarët dhe fotografitë nga kjo ngjarje shpërthyen në internet.
Këngëtarja ka publikuar një imazh në Instagram, ku shfaqet me stomakun e rrumbullakosur përderisa e tregon saktë që është shtatë muajshe shtatzënë.
Edhe vetëm dy muaj, ajo do e mbajë në duar vogëlushen e saj pasi që më herët, ka treguar se po e pret një vajzë.
Xhensila dhe Besi ka vite që janë në lidhje. Dyshja prej kohësh menduan kurorëzimin e dashurisë.
Ata u martuan në një prej dasmave më të përfolura të vitit dhe me kosto marramendëse. /Prive/