Xhensila Myrtezaj është njëra nga këngëtaret më të kërkuara në industrinë muzikore, pasi në mënyrë unike interpreton projektet e saj muzikore.
Edhe në rrjete sociale ajo është njëra nga më të ndjekurat nga artistët shqiptarë, duke postuar kështu imazhe të ndryshme nga jeta personale e profesionale.
Ndonëse më parë ajo nuk e kishte zbuluar identitetin e vajzës së saj, tani ndan fotografi dhe video duke u argëtuar me të.
Në disa postime në rrjetin social Instagram, krijuesja e hitit “Çelësi i zemrës” ka shpërndarë disa nga momentet më të lumtura me vajzën e saj, Ajkën.
Para dy viteve, bukuroshja brune kishte sjellë në jetë Ajkën, fëmija i parë i lindur nga dashuria me humoristin Bes Kallaku /Telegrafi/