Ajo në përgjithësi njihet për stilin unik që posedon.
Fjala është për këngëtaren shqiptare, Xhensila Myrtezaj, e cila asnjëherë nuk zhgënjen fansat e saj.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zgjedhur që të shfaqet sa më e thjeshtë.
E veshur me një bluzë të kaltër, bukuroshja brune shihej tejet e buzëqeshur ndërsa pozonte para kamerë.
“Përshëndetje muaji maj”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Tutje në imazhe të tjera vërehet se ditën e djeshme (e hënë) ajo e ka kaluar së bashku me familjen e saj. /Telegrafi/